E enjte, 22 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Reshjet e dendura të shiut përmbytin disa rrugë në Vlorë

Reshjet e dendura të shiut, të nisura rreth mesnatës dhe që zgjatën për afro dy orë, kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës.

Grumbullimi i ujit në rrugë ka vështirësuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Reklamë

Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar gjatë gjithë natës për largimin e ujit nga zonat e prekura dhe për normalizimin e situatës.

Falë ndërhyrjes së ekipeve në terren, në orët e mëngjesit të sotëm niveli i ujit është ulur dhe rrugët janë pastruar.

Aktualisht, qarkullimi i automjeteve dhe lëvizja e qytetarëve në zonat e prekura janë normalizuar, ndërsa situata pas reshjeve të natës paraqitet e përmirësuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.