Deputetët mblidhen sot në seancë plenare, studentët paralajmërojnë protestë para Parlamentit
Pas shtyrjes së seancës së kaluar për shkak të protestave, Kuvendi pritet të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, ndërsa studentët kanë paralajmëruar protestë para ambienteve të këtij institucioni.
Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm, pasi ndodhet në Budva, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Deputetët do të mblidhen, në orën 10:00, në një seancë ku pritet të dominojnë debatet për protestat dhe reagimin e policisë.
Pika e parë e rendit të ditës parashikon një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, të kërkuar nga Partia Demokratike.
Seanca vjen pas nëntë ditësh protestash ndërsa interpelanca me ministrin Demo ishte kërkuar më herët nga opozita, por ishte shtyrë me argumentin se ai sapo kishte marrë detyrën dhe i duhej kohë të njihej me çështjet e ngritura.
Sipas rendit të ditës, të miratuar me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, më 20 tetor, janë parashikuar edhe interpelanca të tjera.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar gjithashtu interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe me ministrin e Financave, Petrit Malaj.
Në seancën e së enjtes pritet të shqyrtohen edhe disa projektligje, mes tyre ai për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndryshimet në ligjin për shërbimet e pagesave, si dhe ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit.
Deputetët pritet të shqyrtojnë gjithashtu ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, si dhe projektligjin për treguesit gjeografikë të produkteve artizanale dhe industriale.
Një tjetër pikë e rendit të ditës është projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.
Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, këtë herë i vendos ftesat mbi stola guri
Përfshihet nga flakët gjatë natës një automjet në aksin Kardhiq-Delvinë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit
Deklaratat e Daçiçit dhe Jovanoviçit për Kosovën, BE i përgjigjet Euronews
- 08:56 “Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev
- 08:47 Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane
- 08:36 Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit
- 08:27 Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur
- 08:15 Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, këtë herë i vendos ftesat mbi stola guri
- 08:15 Përfshihet nga flakët gjatë natës një automjet në aksin Kardhiq-Delvinë, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit