Muajin e fundit protestat kanë shpërthyer jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjerë, si Francë apo edhe Itali. Por ka një ndryshim mes demonstratave në Paris dhe atyre në Tiranë.
Në kryeqytetin francez, uniformat blu në disa raste kanë hequr helmetat dhe janë bashkuar me të rinjtë protestues. Kjo tregon së në radhë të parë policët janë njerëz dhe prindër dhe e dinë se çfarë do të thotë të kërkosh një të ardhme më të mirë.
Të lidhura
None found
Ndërkohë e kundërta ndodh në Shqipëri, ku pavarësisht se të rinjtë i kanë bërë thirrje policisë që të hedhin uniformën, jo vetëm që nuk i janë bashkuar, por kanë përdorur edhe dhunë ndaj tyre.
Policia nuk është pronë e asnjë qeverie dhe uniforma nuk duhet të kthehet në mur mes saj dhe popullit. Policia është aty për t’i shërbyer qytetarëve, për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të garantuar sigurinë, jo për të frikësuar ata që kërkojnë ndryshim.







