Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgjasë deri te hyrja e institucionit.
Në zonë vihet re prani e shtuar e forcave të policisë dhe e automjeteve të uniformave blu, ndërsa masat e sigurisë janë përqendruar në hapësirën përreth godinës së Kuvendit.
Masat janë marrë në kuadër të protestës që pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme, e cila pritet të nisë në orë 10:00.













