BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

22 Tetor 2026 | 09:26

Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, se integrimi evropian nënkupton edhe pranimin e politikës së Brukselit ndaj Rusisë.

Pavarësisht ndikimit rus në disa pjesë të rajonit, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor i kanë harmonizuar politikat e tyre të jashtme me ato të BE-së. Ndërkohë, Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh tregtar dhe strategjik i të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë.

Bashkimi Evropian ka një përgjigje ndaj paralajmërimeve ruse për vendet e Ballkanit Perëndimor: e ardhmja e tyre është në BE.

Ky është mesazhi që Brukseli përcjell pas deklaratës së zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Në mesin e këtij muaji, ajo i kishte “paralajmëruar” vendet e rajonit se integrimi evropian nuk është më vetëm çështje anëtarësimi, por nënkupton edhe pranimin e politikës së Brukselit ndaj Moskës, sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme ruse.

E pyetur se si mund t’i mbrojë vendet që synojnë anëtarësimin nga pasojat e paralajmërimeve ruse, Komisioni Evropian tha se “lufta kundër manipulimit të informacionit nga jashtë, dezinformimit dhe kërcënimeve të tjera hibride është pjesë përbërëse e procesit të anëtarësimit”.

“Mbrojtja e procesit të integrimit evropian dhe e integritetit të mediave nga dezinformimi dhe manipulimi i informacionit nga jashtë është me rëndësi thelbësore”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Evropian.

Teksa Brukseli thekson se Bashkimi Evropian është partneri kryesor politik, ekonomik dhe strategjik i Ballkanit Perëndimor, bashkëbiseduesit e Radios Evropa e Lirë vlerësojnë se Moska po e paraqet gjithnjë e më shpesh integrimin evropian si një zgjedhje mes afrimit me BE-në dhe ruajtjes së marrëdhënieve me Rusinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump “ngrin” Patriotët për Ukrainën: Çfarë fshihet pas këtij vendimi dhe cili është reagimi i Zelenskyt?

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ende nuk e ka miratuar transferimin e raketave interceptuese Patriot në Ukrainë, megjithëse një pjesë e raketave duhet...
09:20 | 22/10/2026

“Dështojnë” përpjekjet diplomatike, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme gjatë natës, 7 të vrarë në Kiev

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme gjatë natës, me shtatë të vrarë nga pala ukrainase, thanë autoritetet të enjten, pavarësisht përpjekjeve të ripërtërira diplomatike që përfshijnë...
08:56 | 22/10/2026

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha të enjten se katër anije të përfshira në transferime të paligjshme të naftës në Gjirin...
08:47 | 22/10/2026