Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, denoncon shtimin e mjeteve represive të policisë, ndërsa qeveria pretendon se kërkon dialog me studentët dhe të rinjtë protestues.
Në një reagim në Facebook, Këlliçi shkruan se dy mjete ujëhedhëse kanë ardhur nga Turqia dhe dy të tjera nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke e cilësuar këtë si përgatitje për përshkallëzimin e dhunës ndaj protestuesve.
Këlliçi kritikon gjithashtu premtimin për shpërblimin me 2 500 euro të çdo polici që përfshihet në përplasjet me të rinjtë, duke e akuzuar Edi Ramën se po e kthen policinë në instrument për mbrojtjen e pushtetit të tij.
Në fund, nënkryetari i PD-së ngre pyetjen se sa mjete e pajisje siguroi kryeministri gjatë kohës kur Shqipëria përballej me zjarre nga njëri cep në tjetrin.
Postimi i plotë:
Edi Rama vazhdon lojën e ndyrë me gjasme dialog, ndërkohë që natën shton flotën e mjeteve represive të dhunës. Avionë ushtarakë që ulen në Rinas e sjellin makina ujëhedhëse, po bëhen të zakonshëm.
Raportohet se arsenalit ushtarak të luftës së Edi Ramës ndaj studentëve e të rinjve, i janë shtuar 2 ujëhedhëse që kanë ardhur nga Turqia dhe 2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në ditët e fundit të pushtetit, autokrati i korruptuar nuk mendon veçse për skenar lufte e dhune. Me asnjë mjet e makineri, ai nuk do t'i mposhtë dot të rinjtë që janë ngritur për ndryshim. Ndërkohë premtimi për të shpërblyer me 2.500 euro çdo polic bandit që godet rininë, ka shërbyer si mjet ekstaze për mercenarët e kontraktuar nga Edi Rama.
Ndërkohë pyetja që lind është e thjeshtë:
Sa makineri apo pajisje siguroi Rama, gjatë periudhës që Shqipëria digjej cep e më cep?!

© SYRI.net
Kongresmenia-qeverisë: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj studentëve, respektoni lirinë e shprehjes!
Saraçi: Rama i trajton studentët si armiq, ndërsa propaganda po përpiqet t’i imponojë dialogun
Pasi i thyen karriget e propagandës, Rama tregon dhëmbët rinisë - Banditi ndërron strategji, u kërkon dialog me… ‘gurë’