Aktualitet

Zjarri në ambientet e TAR/ Ledion Liço: Një mëngjes i trishtë por…

Mëngjesin e sotëm jemi zgjuar me një lajm tronditës se ambientet e Top Albania Radio-s janë përfshirë nga flakët. Për shkak të zjarrit dhe tymit, TAR ka ndërprerë transmetimin duke filluar me emisionin Wake Up që transmetohet edhe në Top Channel, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Lidhur me ngjarjen, një reagim nga Ledion Liço:

Një mëngjes i trishtë për Top Albania Radio dhe dëgjuesit e saj. Një zjarr i papritur ka dëmtuar studiot tona duke na bërë të pamundur transmetimet tona normale. Edhe pse të shokuar nga kjo fatkeqësi e papritur jemi të gjithë mirë dhe duke punuar fort për t’iu rikthyer normalitetit, duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe dashurinë.

Screenshot

 

Ne nuk dekurajohemi, puna vazhdon sërish përpara!