Abissnet Superiore në RTSH/ Ndeshjet e javës së 8-të luhen të shtunën dhe të dielën

Kampionati i Abissnet Superiore do të vijojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 8-të, të cilat do të zhvillohen më 24 dhe 25 tetor. Pesë përballjet e radhës do të sjellin sërish emocione dhe rivalitet në garën për objektivat e sezonit.
Java e 8-të do të nisë të shtunën, më 24 tetor, me dy ndeshje që do të luhen në orën 13:30. Partizani do të përballet me Skënderbeun në stadiumin e Vorës, ndërsa Laçi do të presë Vorën në stadiumin e tij.
Të shtunën do të zhvillohen edhe dy sfida të tjera në orën 18:30. Vllaznia do të përballet me Tiranën në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa Teuta do të luajë kundër AF Elbasanit në stadiumin “Niko Dovana”.
Java e 8-të do të mbyllet të dielën, më 25 tetor, me ndeshjen Dinamo–Egnatia, që do të zhvillohet në orën 18:30 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Java e 8-të
Partizani–Skënderbeu, 24.10.2026, 13:30, stadiumi “Vora”
KF Laçi–FK Vora, 24.10.2026, 13:30, stadiumi “Laçi”
Vllaznia–Tirana, 24.10.2026, 18:30, stadiumi “Loro Boriçi”
Teuta–AF Elbasani, 24.10.2026, 18:30, stadiumi “Niko Dovana”
Dinamo–Egnatia, 25.10.2026, 18:30, stadiumi “Elbasan Arena”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



