Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

22 Tetor 2026 | 10:06

Disa grupe studentësh dhe qytetarësh nga pjesë të ndryshme të Serbisë mbërritën të mërkurën në mbrëmje në Sheshin e Studentëve në Beograd, ku u pritën me muzikë, flakadanë dhe fishekzjarrë, përpara tubimit elektoral të lëvizjes “Lista e Studentëve”.

Marshuesit mbërritën nga Shabaci, Valjeva, Gornji Milanovaci, Novi Sadi dhe Zajeçari për të marrë pjesë në tubimin përmbyllës të fushatës, i planifikuar për të enjten në Sheshin Slavija, përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, raportoi media lokale Insajder.

Pjesëmarrësve iu dhuruan medalje dhe certifikata mirënjohjeje pas mbërritjes, ndërsa disa prej marshuesve iu drejtuan turmës së mbledhur.

Studentët nga Serbia lindore mbërriti në Beograd pas gjashtë ditësh ecjeje, duke përshkuar rreth 240 kilometra nga Zajeçari. Ndërkohë, studentët dhe qytetarët nga Serbia perëndimore mbërritën pasi kaluan përmes Obrenovacit dhe Çukaricës, ndërsa grupi nga Novi Sadi hyri në kryeqytet përmes Beogradit të Ri dhe urës së Brankos.

Qytetarët i pritën marshuesit përgjatë rrugës, duke u ofruar ushqim dhe pije freskuese, pavarësisht lodhjes dhe lëndimeve të tyre, sipas Insajder.

Qarkullimi u ndërpre në rrugën Vasa Çarapiç, ndërsa mes Rektoratit dhe Teatrit Kombëtar u vendos një gardh metalik për t’u krijuar më shumë hapësirë këmbësorëve. Disa efektivë policie ishin të pranishëm në Sheshin e Republikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Një problem kritik i sigurisë në gjuhën e programimit PHP ka detyruar institucione publike dhe biznese në disa vende të botës të mbyllin përkohësisht faqet...
09:57 | 22/10/2026

Pas tragjedisë me deputeten që humbi të dyja këmbët, një tjetër kërcënim vjen për stafin e një deputeteje australiane

Një burrë akuzohet se ka kërcënuar stafin e një deputeteje australiane duke mbajtur në dorë një armë të tipit “nunçaku”, njoftoi policia australiane këtë të...
09:54 | 22/10/2026

BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria...
09:26 | 22/10/2026