
Deputetë të mazhorancës dhe opozitës kanë nisur të hyjnë në Parlament para nisjes së seancës.
Deputetët që tashmë kanë mbërritur janë Vullnet Sinaj, Admir Kadeli, Ilva Gjuzi, Arbjan Mazniku, Iris Luarasi, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Pirro Vengu.
Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash para nisjes së seancës plenare. E gjithë zona përreth Kuvendit është rrethuar, ndërkohë që dy autobotë me ujë qëndrojnë pranë.
