Saraçi: Rama i trajton studentët si armiq, ndërsa propaganda po përpiqet t’i imponojë dialogun

Saraçi: Rama i trajton studentët si armiq, ndërsa propaganda po përpiqet t’i imponojë dialogun

09:44, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Romir Saraçi, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV me Flavio Qarrin, deklaroi se propaganda qeveritare ka nisur një përpjekje të organizuar për të zbutur revoltën studentore dhe për t’i imponuar asaj një narrativë dialogu, të cilën, sipas tij, të rinjtë nuk e pranojnë.

Saraçi theksoi se Edi Rama është ai që kërkon dialog për të legjitimuar një pushtet që protestuesit e akuzojnë për korrupsion.

Ai denoncoi gjithashtu presionet ndaj shkollave dhe nxënësve, duke deklaruar se institucioneve arsimore u janë dërguar ultimatume për të mos mbështetur protestën, ndërsa shkollat janë rrethuar me efektivë policie dhe në to janë futur edhe persona civilë. Sipas Saraçit, në vend që t’u përgjigjet kërkesave të të rinjve dhe të garantojë të drejtën e tyre për të protestuar, kryeministri po i trajton ata si armiq.

Saraçi: Implementimi ka nisur para deklaratave të kryeministrit. Kushdo që është në protestë dhe kërkon dialog ai nuk është i sinqertë dhe ai është Edi Rama. Ne kemi parë mesazhet e të rinjve në protestë dhe ata nuk duan ta legjitimojnë pasi nuk e njohin dhe nuk kanë si të negociojnë dhe të dialogojnë me një pushtet të cilin nuk e njohin dhe akuzojnë për korrupsion. Tani çfarë ndodh? Janë angazhuar këta personazhe publik dhe këto media për ta stërholluar narrativën dhe për ta sjellë në atë formë që kryeministit t’i ofrohet dialog.

Një prej personazheve të ftuar në këto emisionet, që është afër PS u shpreh se të martën e ardhshme do të jetë Edi Rama. Nëse Edi Rama do të jetë të martën e ardhshme para tyre, kjo do të thotë se ata jo vetëm që propaganda qeveritare ka filluar një angazhim të fuqishëm por po shkonka me planifikime 10 ditore. Ndërkohë që kryeministri në këtë periudhë duhet të kishte konferenca për sa kohë që mban pozicionin ka detyrimin që tu përgjigjet atyre për kërkesat e tyre, për garantimin e tyre në protestë dhe jo t’i trajtojë si armiqtë të vendit.

Në ditën e 4-5, jo vetëm me mjetet propagandistike, por të gjitha shkollave u është çuar ultimatum që jo vetëm të mos e mbështesin protestën, por do të penalizoheshin nëse nxënësit e tyre do të dilnin nga shkolla. Janë rrethuar shkollat me efektivë policie, janë futur civilë nëpër shkolla. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco