“Civil”/ Vajza demaskon Luizin mes “2500 euroshave”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.10.2026, 10:16

Protesta studentore e këtyre ditëve nxorri në pah një prani të madhe civilësh në mesin e shoqërisë që duke u infiltruar si studentë apo edhe të rinj përfitojnë informacione prej tyre dhe i përdorin më pas për qëllimet e Policisë.

Një prej këtyre civilëve që shpesh merr pjesë nëpër protesta është Luiz Sheta, një ish-student problematik që tani është bërë palë me policët.

Ditën e djeshme një vajzë ka kapur mat Luizin duke e nxjerrë zbuluar si një 2500 eurosh pa uniformë.

Vajza konfrontohet me Luizin teksa ai qëndron krah disa efektivëve të Policisë dhe Shqiponjave duke siguruar mbrojtjen e Tyre.

Ajo i përplas në fytyrë Luizit skemën e dështuar të aktrimit ku ai u rrëzua e “humbi ndjenjat” gjatë protestës dhe kolegët i erdhën në ndihmë duke i bërë frymëmarrje gojë më gojë.

Gjatë këtij inskenimi, Sheta punonjës i infiltruar i Komisariatit nr. 1 është kapur nga punonjësit e FNSH-së dhe si për çudi, e ndryshe nga studentët e tjerë, është lënë sërish i lirë pasi ka deklaruar së jeton ne Qytet Studenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit