Lajmi i fundit

LIVE/ Tirana në tension, dita e 10-të e protestës, Kuvendi në seancë plenare

Kongresmeni demokrat: Dhuna e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri është e papranueshme!

Kongresmeni demokrat: Dhuna e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri është e papranueshme!

10:01, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kongresmeni demokrat amerikan Ritchie Torres ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në Shqipëri, duke i cilësuar veprimet e policisë shqiptare si të papranueshme dhe duke kërkuar që ato të marrin fund.

Reagimi i tij në X vjen në një kohë kur studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Torres thekson se shqiptarët kanë të drejtën të protestojnë në mënyrë paqësore dhe se policia duhet ta respektojë këtë të drejtë dhe të garantojë zbatimin e ligjit. Kongresmeni demokrat amerikan kërkon shtensionimin e menjëhershëm të situatës, për t’i dhënë fund dhunës alarmante ndaj protestuesve.

Postimi i plotë:

Rep. Ritchie Torres / Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve

Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga policia shqiptare janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund.

Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore. Policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe të garantojë zbatimin e ligjit. Situata duhet të shtensionohet për t’i dhënë fund dhunës alarmante.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco