Kuvendi i Shqipërisë është rrethuar me forca të shumta policie në prag të zhvillimit të seancës plenare, me masa sigurie të shtrira nga Bulevardi, te Ministria e Brendshme, zona e qendrës tregtare “Toptani” dhe deri në Rrugën e Elbasanit.
Prania e shtuar e efektivëve në këto akse kryesore të kryeqytetit vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa revolta studentore kundër Edi Ramës vijon prej ditësh në Tiranë.
Masat e gjera të sigurisë përfshijnë rrethimin e zonës përreth Parlamentit, në një kohë kur të rinjtë kërkojnë largimin e kryeministrit dhe denoncojnë dhunën policore ndaj protestuesve.
Ky mobilizim i forcave të policisë pritet të shoqërojë zhvillimin e seancës plenare, të rinjtë dhe studentët pritet të protestojnë masivisht.
© SYRI.net