Java e dytë e Ligës së Kampioneve ishte një katastrofë për Italinë, pot futbolli në vendin e Apenineve u kthye të buzëqeshë. Kjo sepse këtë mesjavë, të gjitha skuadrat e Serie A kanë arritur të fitojnë sfidat e tyre të raundit të tretë të kompeticionit.

Nga këto Napoli, Como dhe Roma kanë triumfuar në ndeshjet e tyre me poker golash, ndërsa Interit i mjaftoi vetëm 1 gol për të mposhtur Shakhtarin me zikaltrit që mbetën edhe me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Bastonit

Janë këto fitore që e përmirësojnë pozicionin e Italisë në Renditjen e UEFA, që është e rëndësishme për vendin ekstra në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm. Në klasfikikim e Ligës së Kampioneve, Como është në vendin e 9 me 6 pikë, Roma me 4 e më pas vijnë Inter e Napoli me 3 pikë.

Ndërsa në Renditjen e UEFA, Italia shkon në 6.357 pikë në vendin e pestë, por hendeku me Spanjën e vendit të dytë që ka 6.750 pikë është reduktuar në vetëm 0.393 pikë. Përpara të gjithëve është Anglia që ka marrë arratinë me 7.388 pikë, ndërsa pas Spanjës, në vendin e tretë është Gjermania e ndjekur nga Turqia. Por, klasifikimi  sipas koeficentëve sezonalë është ende i gjatë dhe gjithçka varet edhe nga kompeticionet e tjera të UEFA; rezultatet pozitive të Milan e Juventus në Europa League dhe Atalantës në Conference League mund të ndihmojnë.

Top Channel