Pedagogu Gjok Vuksanaj në një intervistë në “News24” foli për protestën e studentëve. Gjatë intervistës ai shprehu mbështetjen e pedagogëve për studentët, duke thënë se sistemi aktual është ngritur mbi bazën e propagandës, ndërsa dënoi dhunën policore ndaj të rinjve.

Po ashtu nënvizoi se mbështesin studentët në kërkesën e tyre për dorëheqjen e Ramës.

“Nuk është një qëndrim individual i disa pedagogëve por qëndrim i një sindikate. Ne nuk jemi aktorët kryesore në këtë protestë. Nuk jemi ngritur për rritjen e rrogave apo për kushtet, por për të mbështetur studentët dhe plotësisht kërkesat e tyre. Edhe pse ne kemi një sërë problematikash shumë të mëdha sa i përket kushteve, kemi nivel të pamjaftueshme të kërkimit shkencor. Por të gjitha këto kërkesa janë sekondare, sepse në mbështesim kërkesat e studentëve që vijnë pas një eksperience të keqe të tyre në 2018. Me dorëheqjen e kryeministrit do të zgjidhen edhe problematikat. Dhuna që ka ushtruar policia sot ka qenë më e egër më e pamëshirshme se sa dhuna që kanë ushtruar policët e kohës së diktaturës. Kjo është një papërgjegjshmëri shumë e lartë. Studentët nuk janë një repart ushtarak, por të formuar për të qenë doktor, inxhinier, fermer dhe përballë tyre është një strukturë policie. Duket sikur bëhet një luftë, por është e gabuar. Unë kam qenë dëshmitar në shumë protesta ku ka qenë me djalin tim, pa asnjë shkak ka hedhur ujë me presion dhe na kanë ndjekur”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb