Vijojnë përplasjet dhe tensionet në sallën e seancave plenare të Kuvendit. Deputetët e opozitës po debatojnë ashpër me përfaqësuesit e mazhorancës.
Në debat janë përfshirë deputetët demokratë Flamur Noka dhe Luçiano Boçi, si dhe deputeti socialist Bledi Çuçi.
Peleshi-Leskajt: Bujar thuaju shokëve të qetësohen, se unë detyrën po bëj, po votoj në Kuvendin e Shqipërisë.
Sakaq opozita iu bie tavolinave duke bërtitur: Ju erdhi fundi!
