Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të ashpra deri në përplasje mes socialistëve dhe demokratëve.
Në këto kushte, mazhoranca socialiste ka anuluar të gjithë diskutimet dhe ka kaluar në votim të projektligjeve.
Vendimi i PS ka shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kundërshtuar.
Në shenjë protestë ata kanë hedhur kartonat në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.













