Studentë, të rinj dhe pedagogë janë mbledhur sërish pranë Universitetit Politeknik, në ditën e 10 të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa pritet të marshojnë drejt Parlamentit.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa qëndresa kundër qeverisë vijon prej ditësh në rrugët e Tiranës.
Protesta vjen pas disa ditësh të tensionuara, ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë e Ramës dhe përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve.
Edhe pedagogë e qytetarë u janë bashkuar studentëve, në mbështetje të kërkesës për largimin e Ramës nga pushteti.
Me thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën për dorëheqje, protestuesit vijojnë të qëndresën e tyre.
© SYRI.net