Seanca e sotme parlamentare ka nisur menjëherë me tension. Teksa kryetari Peleshi lexon rendin e ditës, deputeti Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të PD kanë bllokuar foltoren. “Zgjidhje politike”, shprehen ata, duke iu referuar protestave të dhunshme të ditëve të fundit.