Lajmi i fundit

LIVE/ Tirana në tension, dita e 10-të e protestës, Kuvendi në seancë plenare

Ndërron jetë në spitalin e Traumës 37-vjeçari që u dogj nga flakët e automjetit në aksin Kardhiq-Delvinë

Ndërron jetë në spitalin e Traumës 37-vjeçari që u dogj nga flakët e automjetit në aksin Kardhiq-Delvinë

10:56, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda mbrëmjen e djeshme, pasi automjeti me të cilin udhëtonte mori flakë në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Skërficës, ku automjeti tip “Volkswagen Touran” mori zjarr në rrethana ende të paqarta.

LEXO EDHE: Digjet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë, plagoset rëndë 37-vjeçari

Kalimtarë të rastit i dhanë ndihmën e parë 37-vjeçarit, i cili fillimisht u transportua me ambulancë në spitalin e Sarandës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, Maridon Dhuli nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco