Një situatë tejet e tensionuar është shënuar sot gjatë seancës plenare në Kuvend. Deputeti i PD-së Fidel Kreka fillimisht iu është afruar deputetëve të PS-së dhe ka nisur përplasja me fjalë. Më pas, është parë ish-ministri Ervin Hoxha t’i afrohet, duke kërkuar që të qetësohet situata. Më pas, Kreka i është kthyer këtij të fundit, duke e shtyrë me të dyja duart.