Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe atyre të Partisë Demokratike.
Mazhoranca ka vijuar me votimin e projektligjeve pa debat, duke shkaktuar reagimin e deputetëve të opozitës, të cilët kanë kundërshtuar mënyrën e zhvillimit të seancës.
Në shenjë proteste, deputetët e PD-së kanë hedhur kartonët në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa situata në sallë është tensionuar më tej.
Deputetët demokratë kanë përmbysur edhe karriget në sallën e Kuvendit, duke vijuar me thirrjet “Dorëheqje”, në një kohë kur jashtë Parlamentit studentët dhe qytetarët protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Më herët, në emër të grupit parlamentar të PD-së, deputeti Belind Këlliçi mbajti një qëndrim politik në mbështetje të protestës studentore, duke deklaruar se nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë krizës politike.
Këlliçi kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, vetëshpërndarjen e Parlamentit dhe krijimin e një qeverie kujdestare për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.a.b





