Rama nxjerr shifrën e policëve të plagosur dhe i krahason me vendet e tjera ku ka protesta

22 Tetor 2026 | 11:33

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me  protestën që po zhvillohet prej më shumë se 1 jave në Tiranë.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Rama sulmon mediat që sipas tij nuk kanë pasqyruar në mënyrë transparente numrin e policëve të plagosur gjatë përplasjes me protestuesit.

Postimi i plotë i Ramës

Ja PASQYRA E TURPIT të ekraneve televizive, ku “studentët” u bënë viktimat e një dhune shtazarake dhe Policia e Shtetit u bë monstra mizore që masakronte orë e minutë të reja e të rinj të pafajshëm.

Shikojeni raportin mes policëve të plagosur dhe protestuesve të lënduar në vendet e tjera demokratike, ku flama e terrorit të ANTIFA-s po djeg e shkatërron në qytetet e Europës:

Kudo ka shumë më tepër protestues të lënduar se sa policë të plagosur, siç është krejt normale të ketë.

Ndërsa në Tiranë bilanci është i përmbysur.

Sepse në realitet, Policia e Shtetit ka qenë në lartësinë e detyrës, duke mos e lënë asnjëherë dhunën e pësuar që ta nxjerrë atë nga binarët e misionit të saj demokratik.

Por realiteti i Tiranës është zëvendësuar me një realitet tjetër në ekranet e kësaj flame dhune e terrori psikologjik antishtet.

Që nga lajmet e mëngjesit deri te emisionet e VIP-ave të mbrëmjes, duke kaluar përmes direkteve të mbushura me patetizmat e një revolucioni studentor imagjinar, u heroizua një turmë e larmishme prej 1500 vetësh në kulmin e vet, e cila s’kishte asnjë fije gjë të përbashkët me hallet, problemet, nevojat, dhimbjet e shpresat e studentëve apo familjeve shqiptare, ndërkohë që u shënjestrua me një paturpësi kriminale Policia e Shtetit.

Këta të ekraneve, ku pjesa më e madhe jeton me korrupsion, me paga marramendëse, renta javore, reklama instagrami e deri edhe podkaste të ushqyera me para nën dorë, një armatë grabitësish të pensionistëve që deklarojnë pak e fitojnë qamet duke përzier ditë e natë një çorbë të shpifur urrejtjeje, vulgariteti e banaliteti, ndërkohë që gazetarë e kameramanë terreni trajtohen si skllevër për bukën e gojës, janë edhe më fajtorë për ditët e terrorit mbi popullin e Shqipërisë, se sa ata që hedhin qorrazi gurët e dhunës.

*** I vura studentët në thonjëza në krye të fjalëve, sepse shumë shpejt do t’i shikoni me fytyrë e me fakte, plot prej heronjve të maskuar që terrorizuan popullin shqiptar me fantazmën e vitit ‘97 dhe që s’kanë asnjë lidhje me Universitetin e me jetën studentore.

STUDENTËT E VËRTETË JANË ATA QË DUAN TA SFIDOJNË POLITIKËN DHE QEVERINË PA NGRITUR DORËN KUNDËR KUNDËR PRONËS PUBLIKE E PRIVATE, PO DUKE TREGUAR ME GISHT PLAGËT QË KËRKOJNË SHËRIM ME DIALOG DHE ANGAZHIM TË PËRBASHKËT

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz-vendeve të Ballkanit të Perëndimor: Mos i hidhni benzinë zjarrit të së kaluarës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos mbeten të bllokuara në të kaluarën, duke paralajmëruar se retorika përçarëse...
11:18 | 22/10/2026

Studentët dhe pedagogët nisin grumbullimin jashtë Parlamentit, shënohet përplasja e parë me policinë

Teksa tensionet brenda Kuvendit vijojnë, jashtë ambienteve të Parlamentit ka nisur grumbullimi i studentëve dhe pedagogëve, në kuadër të protestës së thirrur një ditë më...
11:17 | 22/10/2026

GJKKO vendos të vijojë gjyqin ndaj Metës dhe Kryemadhit pa avokatë, pezullon afatet e paraburgimit për ish-presidentin

Gjykata e Posaçme vendosi që gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë edhe pa praninë e avokatëve. Vendimi erdhi pasi, përveç avokatëve të...
11:16 | 22/10/2026