Rama në Budva, merr pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, batuta e kryeministrit: Mali i Zi, i vetmi vend ku gjithnjë ke helikopter mbi kokë

22/10/2026 11:31

Kryeministri Rama ndodhet sot në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili nis me seancë plenare “Një rajon në lëvizje: Ballkani Perëndimor duke formësuar të ardhmen e përbashkët të Evropës”

Në mbërritjen e tij në samit së bashku me liderët e tjerë pjesëmarrës, Kryeministri Rama u shpreh:

“Në fakt i vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë sa herë që vjen. Ndërkohë që ndjehem mirë që jemi këtu sërish për ‘Procesin e Berlinit’.

Një ritual i përvitshëm këtë vit po zhvillohet në këtë vend të jashtëzakonshëm. Dhe çfarë duhet të them më shumë? Jam këtu dhe i lumtur të vazhdoj me miqtë që janë në pritje. Nuk e di me pyetje, ka pyetje? Mirë. Faleminderit shumë”, u shpreh Rama para gazetarëve në hyrje.

Top Channel