Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta pritet të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës, pasi GJKKO ka vendosur vazhdimin e procesit, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
E njëjta situatë pritet të pasojë edhe në procese të tjera gjyqësore pranë Gjykatës së Posaçme, në kushtet kur avokatët vijojnë bojkotin e seancave.
Prej katër javësh, avokatët po bojkotojnë seancat gjyqësore si në proceset në themel, ashtu edhe në ato për masat e sigurisë pranë GJKKO-së.
Vendimi për vijimin e procesit ndaj Metës pa avokat vjen në një kohë kur bojkoti i mbrojtësve ligjorë ka krijuar vështirësi në zhvillimin normal të proceseve gjyqësore.a.b





