Shiu i rrëmbyeshëm që përfshiu vendin mbrëmjen e së mërkurës shkaktoi përmbytje në disa rrugë të Vlorës. Situata problematike u evidentua në lagjet “Pavarësia”, “Muradie” dhe “28 Nëntori”, pranë zonës “Albano dhe Romina”, bibliotekës “Shefqet Musaraj”, zonës historike dhe përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”.