E enjte, 22 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Studentët vijojnë bojkotin e auditorëve në Korçë, në mbështetje edhe pedagogë

Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim të protestave të nisura ditët e fundit.

Në mbështetje të tyre janë rreshtuar edhe një pjesë e pedagogëve të këtij universiteti.

Reklamë

Ndryshe nga një ditë më parë, kur pas bojkotit studentët vijuan protestën në bulevardet e qytetit, sot ata nuk kanë zhvilluar marshim në rrugët e Korçës.

Burime të siguruara bëjnë me dije se gjatë pasdites pritet të mblidhet sërish Këshilli Studentor, për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshëm të lëvizjes studentore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.