Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë

22 Tetor 2026 | 11:50

Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim të protestave të nisura ditët e fundit. Në mbështetje të tyre janë rreshtuar edhe një pjesë e pedagogëve të këtij universiteti.

Ndryshe nga një ditë më parë, kur pas bojkotit studentët vijuan protestën në bulevardet e qytetit, sot ata nuk kanë zhvilluar marshim në rrugët e Korçës.

Burime të siguruara bëjnë me dije se gjatë pasdites pritet të mblidhet sërish Këshilli Studentor, për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshëm të lëvizjes studentore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pësoi djegie të rënda pasi automjeti u përfshi nga flakët në aksin Kardhiq-Delvinë, ndërron jetë 37-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda mbrëmjen e djeshme, pasi mjeti me të cilin udhëtonte...
11:37 | 22/10/2026

Rama nxjerr shifrën e policëve të plagosur dhe i krahason me vendet e tjera ku ka protesta

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me  protestën që po zhvillohet prej më shumë se 1 jave në Tiranë. Përmes një statusi në faqen...
11:33 | 22/10/2026

Merz-vendeve të Ballkanit të Perëndimor: Mos i hidhni benzinë zjarrit të së kaluarës

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos mbeten të bllokuara në të kaluarën, duke paralajmëruar se retorika përçarëse...
11:18 | 22/10/2026