Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos deklaroi se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë përcaktuese për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Kosova duhet të vazhdojë rrugën e saj në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e sundimit të ligjit.