Defekt në rrjetin e ujësjellësit, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në një rrugë të Ferizajt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Ferizaj, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar për sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.
KRU “Bifurkacioni” u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
4 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































