Samiti i Procesit të Berlinit, Spajiç: Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë, zgjerimi i BE-së sjell paqe dhe siguri

22 Tetor 2026 | 12:17

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe respektimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar një perspektivë të qartë për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Në fjalën hyrëse të Samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi, Spajiç ka thënë se e ardhmja e Evropës duhet të ndërtohet mbi sigurinë, paqen dhe të drejtën e çdo populli për të vendosur për të ardhmen e vet.

Spajiç ka vënë theksin te rëndësia e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një proces që kontribuon në paqen dhe sigurinë e kontinentit.

“Ruajtja e paqes nënkupton se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe çdo komb ka të drejtë të zgjedhë të ardhmen e vet. Evropa duhet të ketë qartësinë e njëjtë për zgjerimin. Zgjerimi është riunifikimi i kontinentit tonë, është premtim i vazhdueshëm i paqes dhe sigurisë në Evropë, që mbetet shpresa e shtëpisë sonë të përbashkët”, tha ai.

Samiti i Procesit të Berlinit mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të vendeve të Bashkimit Evropian, me synimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të avancuar integrimin evropian të rajonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti në Samitin e Berlinit: Koha që Kosova të hapë negociatat për në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar para mediave në Samitin e Procesit të Berlinit që po zhvillohet në Mal të Zi se Kosova ka...
11:06 | 22/10/2026

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Mal të Zi, të pranishëm Rama dhe Kurti

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të mblidhen sot (e enjte) në Miloçer të Malit të Zi, në kuadër të samitit të Procesit...
09:35 | 22/10/2026

Deklaratat e Daçiçit dhe Jovanoviçit për Kosovën, BE i përgjigjet Euronews

Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj, i drejtoi një sërë pyetjesh Bashkimit Evropian lidhur me deklaratat e Milos Jovanoviçit, i cili gjatë fushatës zgjedhore vizitoi...
07:31 | 22/10/2026