Lajmi i fundit

LIVE/ Tirana në tension, dita e 10-të e protestës, pedagogët dhe studentët në protestë para Kuvendit

VIDEO/ Deklarata skandaloze: Taulant Balla ‘fshin’ Kosovën dhe bëhet fqinj me Serbinë e Vuçiçit

12:15, 22/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Taulant Balla tregoi edhe njëherë se përse kryeministri dhe partia e tij janë kthyer në vasalë të Beogradit.

Në një deklaratë për mediat, Balla tha se të dielën do mbahen zgjedhje në një vend fqinj, duke iu referuar Serbisë.

Në këtë mënyrë ai ‘fshiu’ Kosovën nga harta dhe kaloi direkt në fqinjësi me Serbinë e Aleksandër Vuçiçit.

“Vendet e tjera kanë treguar që lëvizjet studentore kanë konkurruar dhe konkurrojnë në zgjedhje. Kemi një vend fqinj ku lëvizja studentore konkurron në zgjedhje ditën e diel,” tha Balla.

Ky është veçse qëndrimi i fundit skandaloz i kësaj mazhorance sa i përket Serbisë, të cilës i kanë shërbyer që kur kanë ardhur në pushtet, duke synuar vazhdimisht të dëmtojnë sa më shumë Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco