Seanca plenare e kësaj të enjteje është shndërruar në arenë përplasjesh mes deputetëve, ku nuk kanë munguar as konfrontimet fizike dhe as fyerjet.
Në momentin kur mazhoranca po vijonte votimin e projektligjeve, ndërsa opozita protestonte, ish-ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është përfshirë në një përplasje fizike me deputetin demokrat Fidel Kreka.
Situata është tensionuar brenda sallës së Kuvendit, ku, krahas përplasjes mes dy deputetëve, janë dëgjuar edhe sharje.
Pas incidentit, në konflikt janë përfshirë edhe deputetë të tjerë nga të dyja palët, duke e kthyer seancën parlamentare në një skenë kaosi dhe sherri mes përfaqësuesve politikë.
Përplasja vjen në një klimë të tensionuar në Kuvend, ku debatet mes mazhorancës dhe opozitës kanë kaluar nga kundërshtimet politike në konfrontime të drejtpërdrejta.












