Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

22 Tetor 2026 | 12:29

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë një artikull, sipas të cilit Donald Trump pengoi realizimin e një sulmi të planifikuar izraelit kundër Iranit në fillim të këtij muaji.

Duke folur për mediat vedase, Netanyahu i cilësoi informacionet si të pasakta, por shmangu dhënien e detajeve të mëtejshme mbi planet ushtarake.

“Këto informacione nuk janë të vërteta, por nuk do të merrem me korrigjimin e këtij raportimi mediatik të njëanshëm”, deklaroi ai.

Kryeministri izraelit bëri gjithashtu deklarata të ashpra për Iranin, duke pretenduar se vendi është dobësuar ndjeshëm nga operacionet ushtarake, por vazhdon të përbëjë kërcënim për sa kohë që në pushtet mbetet regjimi aktual.

“Ata janë paralizuar. Janë në gjunjë. Por, për sa kohë që ky regjim mbijeton, ai do të gjejë mënyrën për t’u rimëkëmbur”, u shpreh Netanyahu.

Më tej, Netanyahu pretendoi se zgjidhja e vetme përfundimtare është rrëzimi i udhëheqjes iraniane.

“Ekziston vetëm një mënyrë për të siguruar që e gjithë kjo të marrë fund. Dhe kjo është rrëzimi i regjimit. Ne do ta rrëzojmë atë”, deklaroi ai.

Sipas artikullit të publikuar të mërkurën nga “Financial Times”, Benjamin Netanyahu po përgatitej të ndërmerrte sulme të reja kundër Iranit në fillim të tetorit, por presidenti amerikan Donald Trump kundërshtoi rifillimin e luftimeve përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

Konkretisht, tre burime të informuara mbi çështjen i thanë gazetës britanike se Forcat e Armatosura izraelite ishin gati të kryenin sulme gjatë fundjavës së 10 tetorit. Objektivat përfshinin instalime bërthamore të Iranit, objekte të regjimit, si dhe infrastrukturë civile, përfshirë impiante energjetike.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime anonime, Trump vendosi se nuk dëshironte rifillimin e konfliktit përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të planifikuara për më 3 nëntor.

Të njëjtat burime pretendojnë se sulmet e planifikuara do të ishin më intensive se ato të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në shkurtin e kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ukraina ende në pritje të përgjigjes nga SHBA-ja për kufizimet në Starlink

Ukraina ende nuk ka marrë përgjigje nga Pentagoni apo nga kompania SpaceX e Elon Muskut lidhur me kufizimet në komunikimet satelitore që përdor ushtria e...
12:02 | 22/10/2026

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Disa grupe studentësh dhe qytetarësh nga pjesë të ndryshme të Serbisë mbërritën të mërkurën në mbrëmje në Sheshin e Studentëve në Beograd, ku u pritën...
10:06 | 22/10/2026

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Një problem kritik i sigurisë në gjuhën e programimit PHP ka detyruar institucione publike dhe biznese në disa vende të botës të mbyllin përkohësisht faqet...
09:57 | 22/10/2026