Profesori Aleksandër Biberaj, pedagog në Universitetin Politeknik të Tiranës, i është bashkuar revoltës studentore, duke kërkuar largimin e Edi Ramës.
Në një intervistë gjatë protestës, Biberaj lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit dhe deputetëve të mazhorancës, të cilët i akuzoi se nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit.
“Rama është mashtruesi më i madh në planet për çështje dialogu. Është njeriu më antidialog në parlament, nuk pranon asnjë mendim ndryshe dhe ne nuk kemi çfarë të dialogojmë me të”, u shpreh profesori.
Ai theksoi se studentët dhe të rinjtë nuk do të tërhiqen nga protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Ne do të rrimë në rrugë derisa të realizohet kauza e studentëve. Rinia do ta ndryshojë këtë vend”, deklaroi Biberaj, duke shtuar se në një situatë kur vendi rrezikon të përfshihet nga konflikti social, një profesor nuk mund të qëndrojë neutral.
Fjala e tij:
Ky nuk përfaqëson vullnetin e popullit. Shqipëria ka një nivel intelektual të jashtëzakonshëm.
Këta janë deputetë pa karakter, pa dinjitet, pa personalitet. Janë bërë miliarderë duke vjedhur pronat dhe pasuritë e shqiptarëve dhe nuk ka mision më fisnik sesa të shkrihet ky parlament.
Rama është mashtruesi më i madh në planet për çështje dialogu. Unë e njoh atë person që në vitin 1985. Është njeriu më antidialog në parlament, nuk pranon asnjë mendim ndryshe dhe ne nuk kemi çfarë të dialogojmë me të.
Ne do të rrimë në rrugë derisa të realizohet kauza e studentëve. Asnjë universitet publik, privat nuk bën mësim, asnjë gjimnaz, dhe rinia do ta ndryshojë këtë vend.
Jo, nuk e përjashtoj rrugën e dialogut, por nuk mund të bëj debat apo dialog me një rrugaç apo vagabond që drogohet gjithë natën.
Në vitin 2018, erdhi zotëria në Universitetin Politeknik të Tiranës. I mblodhi vetëm rektorët, drejtuesit, i ka sharë, i ka fyer, i ka ofenduar, nuk ka lënë asnjë të flasë dhe ka dalë nga salla.
Por të bësh debat me Edi Ramën, dialog është gjëja më e lehtë. Ai ka një nivel ordiner logjik. Ai, me 100 fjalë, mundohet të mashtrojë denjësinë.
Nuk ka neutralitet kur vendi po rrezikon të shkojë në konflikt social, në gjakderdhje. Po si mund të rrijë një profesor neutral? Unë shkoj në auditor, ku auditori është bosh.
© SYRI.net
'Kemi dalë vetë, nuk na paguan askush e nuk na frikëson asgjë'/ Nxënësit thirrje mësuesve: U bëjmë thirrje mësuesve të dalin të na mbështesin
'Rama nuk e mban dot pushtetin me dhunë'/ Xhixho denoncon në Kuvend policinë: Përgjegjësit të ndëshkohen!
DEUTSCHE WELLE: Protestat kundër qeverisë në Shqipëri nuk kanë lidhje me ANTIFA-n