Tensione dhe përplasje janë regjistruar jashtë Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa brenda godinës po zhvillohet seanca plenare e kësaj të enjteje.
Seanca ishte parashikuar të niste në orën 10:00, ndërsa protesta para Parlamentit ishte paralajmëruar që në orën 09:00.
Një grup i vogël protestuesish është përplasur me forcat e policisë të vendosura në perimetrin e sigurisë. Protestuesit po shtyjnë gardhin metalik të vendosur nga policia pranë një qendre tregtare në afërsi të Kuvendit, ndërsa efektivët po përpiqen të pengojnë avancimin e tyre drejt godinës.
