Revolta Studentore ka hyrë në ditën e saj të 10-të. Dy nxënës folën për mikrofonin e Syri Tv me Marsi Korreshin, e cila i pyeti nëse janë të frikësuar dhe nëse do të vijojnë më revoltën, ata u përgjigjën të prerë se nuk i frikësohen askujt përveç Zotit.
Gjatë intervistës ata hodhën poshtë pretendimet e Edi Ramës dhe shpurës së tij se financohen për të dalë në protesta.
“Sot na kishte nxjerrë gurët për dialog, se karriget e “Temu” ia thyem. Më mirë të ikë se nuk do tërhiqemi. Ne kemi frikë Zotin, jo këta, po kemi dalë për këta fëmijë e pleq që i rrahin. Edhe shumë civila po na dalin fshehurazi, por u bëjmë thirrje publike mos na prekni se kjo do shkojë në luftë civile, nuk ua fal njeri. Ne kemi dalë vetë, s’kemi dalë me asnjë grup me asgjë. Mësuesve u bëjmë thirrje të dalin në rrugë, mos të rrinë aty për 500-mijë lek të vjetra rrogë.”,- u shprehën ata.
© SYRI.net
'Në selinë e PD ka zjarrvënës'/ PD: Sajesë e dalë nga goja e mashtruesit të certifikuar Taulant Balla
‘Rama e ka kthyer vendin në diktaturë’/ Gazeta franceze: Shqiptarët, të revoltuar nga terrori policor
‘Jo dialog, vetëm dorëheqje të panegociueshme’/ I riu: Rama narcist! Detyrohemi të largohemi nga korrupsioni