Partia Demokratike ka reaguar gjatë ditës së sotme ndaj një shpifje të ulët të kreut të grupit të PS Taulant Balla.
‘Taulant Balla doli sot me një shpifje të ulët, duke pretenduar se selia e Partisë Demokratike qenka mbushur me zjarrvënës dhe se, për këtë arsye, është kërkuar që mbledhjet e grupit parlamentar të zhvillohen në selinë e Kryesisë së Kuvendit’.
‘Kjo është thjeshtë një sajesë e dalë nga goja e një mashtruesi të certifikuar’, thuhte ne ragimin e grupit të PD.
REAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD
Taulant Balla doli sot me një shpifje të ulët, duke pretenduar se selia e Partisë Demokratike qenka mbushur me zjarrvënës dhe se, për këtë arsye, është kërkuar që mbledhjet e grupit parlamentar të zhvillohen në selinë e Kryesisë së Kuvendit.
Kjo është thjeshtë një sajesë e dalë nga goja e një mashtruesi të certifikuar.
GPPD nuk ka paraqitur asnjë kërkesë të tillë dhe nuk ka patur asnjë arsye për të paraqitur një kërkesë të tillë. Është publik fakti që çdo ditë në sallën e mbledhjeve të grupit në seli, zhvillohen takime publike, me struktura, të rinjë, kryetar degësh, apo koordinator.
© SYRI.net