Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar në Kuvend dhunën e policisë ndaj të rinjve protestues, duke publikuar një reagim të fortë kundër mënyrës se si po trajtohen studentët dhe nxënësit që kanë dalë në rrugë.
Xhixho deklaron se i ka dokumentuar pamjet e dhunës pranë bllokut të sigurisë dhe kërkon që për çdo rast të ketë përgjegjësi dhe ndëshkim.
Ajo akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor policinë për të ushtruar presion ndaj protestuesve, ndërsa e mbyll reagimin me një kërkesë të drejtpërdrejtë: dorëheqjen e tij.
Postimi i plotë:
Sot, në sallën e Kuvendit, denoncova me fakte dhunën shtazarake të policisë ndaj të rinjve protestues.
Pamjet flasin vetë! Dhunën ndaj të rinjve që kërkojnë një Shqipëri më të mirë e kam dokumentuar çdo ditë pranë bllokut të sigurisë.
Policia nuk mund të përdoret si instrument represioni kundër nxënësve dhe studentëve. Për çdo akt dhune duhet të ketë përgjegjësi dhe ndëshkim.
Edi Rama nuk mund ta mbajë pushtetin me dhunë, frikë dhe terror policor. Përballë kësaj barbarie, përgjigjja është e qartë: DORËHEQJE!
© SYRI.net
'Në selinë e PD ka zjarrvënës'/ PD: Sajesë e dalë nga goja e mashtruesit të certifikuar Taulant Balla
‘Rama e ka kthyer vendin në diktaturë’/ Gazeta franceze: Shqiptarët, të revoltuar nga terrori policor
‘Jo dialog, vetëm dorëheqje të panegociueshme’/ I riu: Rama narcist! Detyrohemi të largohemi nga korrupsioni