
Dua Lipa po dëshmon se suksesi i saj nuk kufizohet vetëm te muzika. Këngëtarja shqiptaro-britanike është shfaqur në premierën e operës Lincoln in the Bardo në Metropolitan Opera të Nju Jorkut, së bashku me partnerin e saj, aktorin Callum Turner.
E veshur me një fustan elegant të zi nga koleksioni i Ferragamo-s, Dua tërhoqi vëmendjen jo vetëm për paraqitjen, por edhe për interesin e saj në botën e kulturës.
Përmes klubit të saj të librit, Service95 Book Club, artistja ka promovuar prej vitesh autorë dhe vepra letrare, duke krijuar një hapësirë ku muzika, leximi dhe diskutimi kulturor takohen.
Pjesëmarrja e saj në operë vjen gjithashtu në një periudhë kur ajo po kuron aktivitete letrare në Festivalin e Letërsisë në Londër. Një tjetër dëshmi se Dua Lipa po zgjeron profilin e saj përtej skenës muzikore. / The Times
