Një aksident është regjistruar në aksin kombëtar Berat–Lushnjë, pranë fshatit Barbullinjë, ku një autobus i linjës Berat–Tiranë është përplasur me një automjet tip BMW.
Si pasojë e përplasjes, disa pasagjerë të autobusit, shumica turistë të huaj, kanë pësuar lëndime të lehta, ndërkohë, drejtuesi i BMW-së është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip BMW i ka prerë rrugën autobusit, kurse drejtuesi i autobusit ka frenuar për të shmangur përplasjen, por nuk ka mundur ta parandalojë atë. Nga goditja, BMW-ja ka përfunduar në murin rrethues të një biznesi pranë rrugës.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia e Qarkullimit Rrugor, e cila po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.













