Aleksandër Vuçiç e shfaqi hapur shqetësimin e tij për vasalin Edi Rama gjatë një interviste televizive.
Duke folur në emisionin Prva Tema, Vuçiç tha se Edi Rama është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë.
Më tej, Vuçiç shprehet se Edi Rama gaboi me protestuesit.
Padroni i Edi Ramës thotë se tashmë Edi Rama rrezikon të humbasë zgjedhjet.
“Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste disi me diçka.
Dhe gaboi, humbi kohë.
Dhe tani, edhe nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë ato zgjedhje.
Dhe e gjithë kjo është edhe e arsyeshme për ta, sepse ai është një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë.
Sido që ta shohë dikush këtë, në çfarëdo mënyre,” tha Vuçiç.
Pamje nga intervista u publikuan online nga analisti i njohur kosovar, Demush Shasha.
Vučić's take on protests in Albania: - Rama is one of the greatest assets of Albania - Rama made a mistake of being too kind to protesters - Now he risks losing elections https://t.co/uKOK3oZi4U
— Demush Shasha (@DemushShasha) October 22, 2026
© SYRI.net
Dhuna ndaj protestuesve, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe drejtuesit e Policisë, Kalaja: Të pezullohen
‘Rama përgjak popullin, duhet të largohet’, Xhixho: Ka ndërtuar një narkoshtet që grabit dhe dhunon qytetarët
Merz mesazh të prerë vendeve të Ballkanit: Pa reforma në sundimin e ligjit, nuk ka përparim drejt BE-së