Gjiganti italian i futbollit në shitje, presidenti zbulon çmimin

22 Tetor 2026 | 14:11

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është i gatshëm ta shesë klubin italian, por vetëm nëse plotësohen kushtet e tij financiare. Sipas raportimeve të “SportMediaset”, shuma që ai kërkon për shitjen e Napolit arrin në dy miliardë dollarë.

Interesim për blerjen e klubit ka shprehur Matt Rizzetta, drejtues i një konsorciumi amerikan, i cili synon të krijojë një klub sportiv në Napoli, pas blerjes së ekipit të basketbollit të qytetit.

De Laurentiis dhe Rizzetta thuhet se janë takuar në një hotel në Napoli, pasi kishin qenë së bashku në stadiumin “Diego Armando Maradona” për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bodo/Glimt.

Megjithatë, palët kanë dallime të mëdha në vlerësimin e klubit. Derisa De Laurentiis kërkon dy miliardë dollarë, Rizzetta është i gatshëm të ofrojë rreth 1.3 miliardë dollarë për blerjen e Napolit.

Sipas raportimit, Rizzetta nuk synon të blejë vetëm një pjesë të aksioneve, por është i interesuar për një projekt më të gjerë, që do të përfshinte edhe rinovimin e stadiumit “Maradona”. Ideja e tij është krijimi i një klubi sportiv që do të bashkonte aktivitete të ndryshme sportive nën të njëjtën strukturë. Në anën tjetër, De Laurentiis synon ta rrisë edhe më tej vlerën e klubit përmes ndërtimit të një stadiumi të ri dhe një qendre stërvitore moderne. Për këtë arsye, sipas mediumit italian, po përshpejtohen kërkimet për tokë të përshtatshme për realizimin e këtyre projekteve.

Presidenti i Napolit ka lënë të kuptohet se është i hapur për një marrëveshje, nëse paraqitet një ofertë që vlerëson punën e tij gjatë viteve në krye të klubit.

“‘Nëse ka ndonjë që është gati të shpërblejë përpjekjet e mia gjatë një çerek shekulli, le të dalë përpara dhe ne do ta vlerësojmë atë’”, ka deklaruar De Laurentiis ditë më parë, sipas “SportMediaset”.

Për momentin, diferenca prej 700 milionë dollarësh mes çmimit të kërkuar nga De Laurentiis dhe vlerësimit të Rizzettës mbetet pengesa kryesore për një marrëveshje të mundshme.

Napoli, që nën drejtimin e De Laurentiis ka konsoliduar pozitën e tij në futbollin italian, tashmë ka një çmim të përcaktuar nga presidenti i klubit, por mbetet të shihet nëse investitorët amerikanë do të jenë të gatshëm t’i afrohen kërkesës së tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FIFA ndëshkon Spanjën për thirrjet anti-islame në ndeshjen ndaj Egjiptit

FIFA ka ndëshkuar Federatën Spanjolle të Futbollit pas thirrjeve antiislame të një grupi tifozësh gjatë miqësores mes Spanjës dhe Egjiptit, të zhvilluar në mars, në...
19:39 | 21/10/2026

Çmimet e larta të biletave në stadiumet e kundërshtarëve, Milan mbështet bojkotin e tifozëve

AC Milan doli në mbështetje të tifozëve të saj që protestojnë kundër çmimeve të larta të biletave si mysafir, duke kërcënuar se do të hakmerret...
18:37 | 21/10/2026

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e të rinjve

Policia franceze, në bashkëpunim me Federatën Franceze të Futbollit Profesional, njoftoi shtyrjen e disa ndeshjeve futbolli të planifikuara për të shtunën e ardhshme për shkak...
15:46 | 21/10/2026