Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

    Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

    U arrestuan në protestë, Gjykata liron 8 të miturit: Arrestimi ishte i paligjshëm

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së
    Botë

    Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

    October 22, 2026
    Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

    Dhuna dhe polarizimi nuk duhet të lejohen të bëhen pjesë e përgjigjes ndaj sfidave politike. Këtë mesazh përcolli kancelari gjerman Friedrich Merz nga Mali i Zi në nisje të samitit të Procesit të Berlinit ku marrin pjesë drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të vendeve europiane.

    Gjatë fjalës së tij, Merz u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të vijojnë reformat dhe të punojnë për të përmbushur objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    “Ndryshimi duhet të vijë nga ju, nga brenda vendeve tuaja. Ne kërkojmë që vendet e Ballkanit të ulen në tryezë, por progresi dhe reformat duhet të realizohen nga vetë këto vende”, u shpreh kancelari gjerman, duke theksuar se suksesi varet nga puna e përbashkët dhe angazhimi i secilit shtet.

    Merz theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të vijojë, pavarësisht protestave dhe situatave të vështira që po përballen vendet e rajonit dhe ato evropiane.

    “Po shohim protesta të cilat po zhvillohen kudo dhe këto protesta po na japin një mesazh të qartë. Ne duhet patjetër të vazhdojmë me zgjerimin e Bashkimit Europian. Dhuna nuk duhet të jetë kurrë përgjigjja dhe nuk duhet të lejohet. Duhet të jemi kundër ndarjeve dhe polarizimit. Nuk duhet të hedhim më shumë benzinë në zjarrin e përçarjeve. Nuk duhet ta lejojmë që ai të kalojë përmes Evropës. Ka thënë janë në kohë të vështira dhe komplekse”, deklaroi ai.

    Kancelari gjerman theksoi gjithashtu rëndësinë e normalizimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke u bërë thirrje të dyja palëve të marrin përgjegjësi dhe të shënojnë progres.

    “Ne duhet të vazhdojmë edhe me normalizimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Duhet t’i inkurajojmë që palët të mbajnë përgjegjësi dhe të bëjnë progres”.

    Ai vlerësoi bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, duke nënvizuar se integrimi evropian kërkon reforma, bashkëpunim rajonal dhe angazhim të vazhdueshëm.

    Ballkani Perëndimor Bashkimi Europian dhuna në protesta Friedrich Merz GJERMANIA integrimi europian kancelari gjerman politika europiane protestat në Shqipëri protestat në Tiranë reagimi ndërkombëtar rruga drejt BE-së stabiliteti në Ballkan Zgjerimi i BE-së
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat, kancelari gjerman Merz: Dhuna nuk duhet të jetë përgjigje, Ballkani Perëndimor të vijojë rrugën drejt BE-së

    October 22, 2026

    Ndryshon ligji për investimet/ Projektligji synon diversifikimin e projekteve dhe më shumë monitorim

    October 22, 2026

    U arrestuan në protestë, Gjykata liron 8 të miturit: Arrestimi ishte i paligjshëm

    October 22, 2026

    Protestuesit largohen nga Kuvendi, marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë

    October 22, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.