Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria miraton modelin e ri për prokurimet publike, Ibrahimaj, para për kanalizime dhe tuba

07/10/2026
Qeveria miraton modelin e ri për prokurimet publike, Ibrahimaj, para për kanalizime dhe tuba
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka dhënë detaje pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku në fokus ka qenë transparenca e fondeve publike dhe ndryshimi i sistemit të prokurimeve publike.

Ibrahimaj deklaroi se përmes platformës “Pasqyra Albania”, qytetarët do të kenë akses jo vetëm te informacioni mbi procedurat e prokurimeve dhe përfundimin e tyre, por edhe te zbatimi i kontratave.

“Sapo përfunduam mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën, ndër të tjera, diskutuam gjerësisht për prokurimet publike dhe për nevojën për të pasur një sistem më të qëndërzuar dhe më transparent të prokurimeve publike”, tha Ibrahimaj.

Ministrja bëri të ditur se qeveria është në fazat e fundit të përgatitjes së një sistemi të inteligjencës artificiale që do të përdoret në prokurimet publike, me synimin që procedurat të bëhen më transparente dhe më të aksesueshme për qytetarët.

“Jemi në fazat e fundit të finalizimit të detajeve dhe, duke qenë se presim që shumë shpejt, pra brenda vjeshtë të këtij viti, të fillojmë me procedurat e përdorimit të inteligjencës artificiale në prokurimet publike, donim të rishikonim mënyrën se si ato bëhen, në mënyrë që të jenë më transparente dhe më të prekshme për qytetarët”, u shpreh ajo.

Sipas Ibrahimajt, në sistemin e ri do të sinkronizohen sistemet e Ministrisë së Financave, Agjencisë së Prokurimit Publik, Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe sistemet që lidhen me zbatimin e kontratave, deri te sistemet e fiskalizimit.

“Në këtë mënyrë, në çdo moment, fondet publike do të jenë të gjurmueshme, të kontrollueshme dhe transparente për të gjithë ata që do të jenë të interesuar”, deklaroi ministrja.

Në mbledhjen e qeverisë u diskutuan edhe një sërë projektesh infrastrukturore dhe energjetike.

Sponsorizuar

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi miratimin e marrëveshjes me Francën për rehabilitimin e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Durrësit, një projekt me vlerë 118 milionë euro, i cili parashikon edhe zgjerimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura.

“Miratuam marrëveshje dhe projekte. Marrëveshje me Francën për rehabilitimin e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Durrësit. Kemi mbërritur në pikën finale të tij. Projekt me vlerë 118 milionë euro. Do të zgjerohet edhe impianti i trajtimit të ujërave të ndotur”, tha Karakaçi.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Shqipëria ka marrë njoftim nga Bashkimi Europian për alokimin e një granti prej 50 milionë eurosh për investime në Porto Romano, Spitallë dhe Shkozet.

Një tjetër projekt i miratuar lidhet me modernizimin e rrjetit të ujësjellësit të Tiranës, ku parashikohet edhe instalimi i matësve inteligjentë.

“Presim të marrim grant mbi 50% të fondit të investimeve”, deklaroi Karakaçi.

Ministri njoftoi edhe një projekt për eficiencën energjetike në 50 shkolla publike. Projekti, me vlerë 22 milionë euro, parashikon rehabilitimin e shkollave dhe pajisjen e tyre me sisteme kapotimi dhe panele diellore.

Nga arkivi

  • Bizneseve ju bien xhirot, Tatimet ju kërkojnë llogari dhe i kërcënojnë me kontrolle
  • Ngec ekonomia, ngadalësohet ndjeshëm qarkullimi parasë
  • Shqipëria i largohet deflacionit, rriten ndjeshëm çmimet e ushqimeve
  • Qeveria amnisti për bizneset si dhuratë për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017...?!
  • Zyrtarët kinezë i japin “ok” blerjes së Bankers Petroleum
  • Shqipëria ndër vendet me paga të ulëta në Europë në sektorin privat

Po ndodh

SKANDAL/ Ish-ministri Zho-Zho djeg dokumentet në bodrumin e ministrisë

Japin dorëheqje drejtorët e Financave, më herët ikën drejtorët e Transportit

23/10/2026
Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

23/10/2026
Tensioni në Parlament, Këlliçi: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet

Këlliçi për mediat britanike: Rama po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë

23/10/2026
Kush është Arditi, Rama e futi në listë penale pasi u arrestua 6 herë tek protesta para Kryeministrisë

Kush është Arditi, Rama e futi në listë penale pasi u arrestua 6 herë tek protesta para Kryeministrisë

23/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKANDAL/ Ish-ministri Zho-Zho djeg dokumentet në bodrumin e ministrisë

Japin dorëheqje drejtorët e Financave, më herët ikën drejtorët e Transportit

23/10/2026
Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

Skandali i Grenellit: “Pagesë për ndikim në Washington”, përplasjet në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërhyrjet në Ballkan

23/10/2026
Tensioni në Parlament, Këlliçi: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet

Këlliçi për mediat britanike: Rama po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë

23/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.555 artikuj gjithsej