Në një intervistë për mediat vendase, ish-presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe protestat e studentëve, që vijojnë prej më shumë se një jave në Tiranë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Vuçiç u shpreh se Rama gaboi dhe se është përpjekur për t’i qetësuar për një kohë të gjatë protestuesit.
Sipas Vuçiç, Rama do ta ketë të vështirë që të fitojë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Rama bëri një gabim. Edi besonte më gjatë se unë se mund t’i qetësonte me diçka. Dhe gaboi. Ai e humbi kohën kot. Nëse e detyrojnë të thërrasë zgjedhje, do të jetë e vështirë për të t’i fitojë ato. Plotësisht irracionale, sepse ai është një nga burimet më të mëdha të Shqipërisë”, është shprehur ai.
Lajme të ngjashme: