VIDEO/ Nga ironia me trenin te moltoja me reçel, studentët i dedikojnë Ramës një këngë të re

Të rinjtë protestues çdo ditë suprizojnë me gjetjet e tyre nga protesta, ndërsa këtë herë i kanë dedikuar një këngë kryeministrit Edi Rama.

“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë! Nga Parlamenti në Surrel, do hajë molto me reçel”, ishin vargjet e këngës së protestuesve.

Të lidhura

None found

Rama teksa kërcënonte të rinjtë pjesëmarrës në protestë se do të dënoheshin me gjoba apo sanksione për të mos udhëtuar me avionë apo dhe trena, ndërkohë ne nuk kemi ende hekurudha që funksionojnë, kjo gjë nuk ka ngelur pa kundërpërgjigje nga të rinjtë.

Të stacionuar para Kryeministrisë, të rinjtë protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

 


Shtuar më 22.10.2026 14:49