Teksa Kuvendi ishte në kaos gjatë seancës së sotme plenare, kryedemokrati Sali Berisha vendosi të lundronte internetin në iPadin e tij. Pamjet e fiksuara nga operatori i Top Channel, Endri Kurti, kapin momentet kur në mes të tensioneve dhe përplasjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, kreu i PD zgjodhi shikonte çfarë i ofronte TikToku dhe YouTube.