Inspektorët mbikëqyrin fazat e betonimit në objektet ndërtimore në Fushë Kosovë

Drejtoria për Inspekime ka njoftuar se ka vazhduar aktivitetet në terren për mbikëqyrjen e fazave të betonimit të pllakave në objektet ndërtimore.
Sipas njoftimit, inspektimet kanë për qëllim verifikimin e zbatimit të kushteve teknike dhe respektimin e procedurave të përcaktuara për ndërtim.
Drejtoria ka bërë të ditur se këto aktivitete synojnë të sigurojnë respektimin e kërkesave teknike gjatë realizimit të punimeve ndërtimore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate




































